Shala në Studençan, diskuton për mirëqenien qytetare dhe cilësinë e jetës

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Studençan. Në fshatin Studenqan, Shala së bashku me kandidatin për Asamblenë […]

Shala në Studençan, diskuton për mirëqenien qytetare dhe cilësinë e jetës Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ardian Shala ka takuar banorët e fshatit Studençan.

Në fshatin Studenqan, Shala së bashku me kandidatin për Asamblenë Komunale, Vehbi Krasniqi, diskutuan me qytetarët për platformën e mandatit të ardhshëm qeverisës, në Studençan ku folën për objektivat e tyre, për mirëqenien qytetare dhe cilësinë e jetës së qytetarëve këtu.

Po ashtu ai tha se Studençani, fshat i traditës dhe punës, mikpritjes dhe rezistencës, do të ketë vëmendjen e qeverisjes time.

Në programin e tyre kanë paraparë të investojnë në rregullimin rrugës Studençan -Tërrnje, Rregullimin e shtratit të burimit, Rezervarin e ri te ujësjellësit, Rrugën nga xhamia e deri te burimi, Ndriçimin e fshatit, Rregullimin e rrugëve lokale dhe Rregullimin e varrezave të reja.

“Këto investime janë zotime tona sepse ky fshat meriton edhe për faktin se qeveria aktuale nuk ka reflektuar në lidhje me ngritjen e infrastrukturës në Studençan.

LDK me qeverisjen lokale ofron mundësi të përmirësimit të jetës së qytetarëve, që nënkupton punësimin, zhvillimin ekonomik dhe modernizimin e infrastrukturës Studençan.

Mbështetja e programit tonë sjellë ndryshimin.

Suhareka për të gjithë me LDK në qeverisje!”, ka thënë Shala.