Shala në Stravuqinë, premton rregullimin e ujësjellësit, kronit, zgjerimin e rrugës…

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e fshatit Stravuqinë. Ai tha se fshati i vogël, por, me banorët me shpirt […]

Shala në Stravuqinë, premton rregullimin e ujësjellësit, kronit, zgjerimin e rrugës… Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e fshatit Stravuqinë.

Ai tha se fshati i vogël, por, me banorët me shpirt të madh, Stravuqina, ishte vendi i takimit elektoral të radhës.

Po ashtu, Ardian Shala tha se investimet që do t’i bëjmë në fshatin Stravuqinë, janë hartuar sipas nevojave dhe kërkesave të këtyre banorëve, si vijon:

Rregullimi i ujësjellësit të fshatit,
Zgjerimi i rrugës “Zenel Morina”, Rregullimi i Kronit “Kamer Loshi”, si dhe Vazhdimi i rrugës “Isa Morina” deri te varrezat.

Gjithashtu, ai ka shtuar se respekti për banorët e këtij fshati do të jetë i përmbyllur kur t’i zgjidhim problemet infrastrukturore, e kjo do arrihet me ne, në qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare.

“Suhareka për të gjithë, është energjia jonë e fitores!

Kjo është rruga jonë për qeverisje të mirë, për të gjithë!”, ka thënë Shala.