Shala në Reqan, shpalos programin e investimeve përgjatë mandatit qeverisës

10.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e fshatit Reqan. Ai para banorëve shpalosi programin e investimeve që do t’i bëjmë […]

Shala në Reqan, shpalos programin e investimeve përgjatë mandatit qeverisës Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së sotme ka vizituar banorët e fshatit Reqan.

Ai para banorëve shpalosi programin e investimeve që do t’i bëjmë gjatë qeverisjes tonë.

Ardian Shala së bashku me kandidaten për asamble komunale, Albulena Fetiu Hasanaj, e kanë konfirmuar investimin si vijon:

Rruga për te varrezat e reja (Zhevina) dhe rregullimi i vendit të varrezave, Rregullimi i rrugëve lokale me gjatësi 3 kilometra, Ndërtimi i shkollës, Rregullimi parkut afër shkollës, Ndërtimi i mureve mbrojtëse në disa vende në të dy lumenjtë, Përfundimi i kanalizimit, me vazhdim deri në Suharekë, Vazhdimi i ndriçimit publik, Trajtimi i përroskës te vendi “Tanta”, Ndërtimi i mburojës kundër vërshimeve te Biraqi dhe Vazhdimi i trotuarit nga qendra e fshatit deri te vendi “Guri i Ukit”.

Qeverisja transparente, llogaridhënëse dhe me një qasje të barabartë për të gjithë, tashmë po vjen.

Suhareka për të gjithë!