Shala në Peqan, prezanton prioritetet për këtë fshat

12.10.2021

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së djeshme ka vizituar banorët e fshatit Peqan. Në fshatin Peqan, Shala bashkë me kandidatin e LDK-së për asamblenë […]

Shala në Peqan, prezanton prioritetet për këtë fshat Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Shala po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Krahas këtyre aktiviteteve, Shala gjatë ditës së djeshme ka vizituar banorët e fshatit Peqan.

Në fshatin Peqan, Shala bashkë me kandidatin e LDK-së për asamblenë komunale, Dukagjin Latifin, biseduam dhe këmbyem mendime me banorët e këtij fshati për përmirësimin e kushteve të jetës në përgjithësi.

Prioritet i qeverisë sime lokale, janë investimet e domosdoshme, si vijon:

Përmirësimin e infrastrukturës rrugore, funksionalizimi i ujësjellësit, baseni sekondar, pompat e ujit dhe vendosja e orëmatësve, riparimi i rrjetit të kanalizimit dhe ndërtimi i segmenteve të reja dhe hapja e rrugëve fushore, janë preokupim imi parësor për këtë fshat.

LDK punon për interesin qytetar pa zhurmë, pa rrahagjokse e vetëlavdërime.

Qeverisja e mirë po vjen. Ndryshim!
Suhareka për të gjithë, me LDK-në në krye!