Rritja e rasteve me COVID-19, ekspertët thonë se fushatat zgjedhore për zgjedhjet lokale nuk duhet të mbahen

28.08.2021

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19, njëashtu krahas rritjes së numrit të infektimeve po rritet edhe numri i rasteve të vdekjeve nga ky virus. Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar 2.098 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë regjistruar 16 raste të vdekjes. […]

Javëve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje drastike numri i rasteve të infektimeve me COVID-19, njëashtu krahas rritjes së numrit të infektimeve po rritet edhe numri i rasteve të vdekjeve nga ky virus.

Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar 2.098 raste pozitive me COVID-19 si dhe janë regjistruar 16 raste të vdekjes.

Kanë mbetur më pakë se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale, 17 tetor.

Sipas planit operacional të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), fushata zgjedhore do të mbahet nga data 16 shtator deri më 15 tetor.

Por rritja e rasteve të infektimeve ka bërë që autoritetet shëndetësore të paralajmërojnë shtrëngim të masave kundër CPVOD-19, por ende nuk ka ndonjë vendim për fushatën zgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se u takon institucioneve të tjera që të përcaktojnë masat mbi menaxhimin e pandemisë dhe zhvillimit të fushatës nga subjektet politike.

“Fushata zgjedhore fillon më datën 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor. Ne jemi të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhet Kosova për shkak të pandemisë, por ajo se çfarë ka bërë KQZ-ja ka qenë zbatimi i ligjit duke përcaktuar kohën se kur do të mbahet fushata e zgjedhjeve për subjektet politike.

Natyrisht se u takon institucioneve të tjera të cilat merren me menaxhimin e pandemisë për të përcaktuar masat se si mund të zhvillohet fushata e subjekteve politike”, tha Elezi për EO.

Drejtoresha e Lëvizjes “FOL|, Mexhide Demolli-Nimani tha se Kosova është në një fazë ku renditet si një nga vendet me numrin më të madh të të infektuarve, dhe në një gjendje të tillë partitë politike duhet ta shqyrtojnë më seriozisht fushatën që do bëjnë.

Ajo thotë se nëse procesi mësimor ka dilema se a të nis apo jo si pasojë e kësaj gjendje pandemike, atëherë nuk është e ndërgjegjshme që të mbahet fushatë zgjedhore.

Demolli-Nimani shton se me mbajtjen e fushatës do të shumëfishohej numri i rasteve.

Edhe infermieri Fitim Havolli thotë se fushata zgjedhore duhet të ndryshojë, kjo pasi nuk i duhet askujt fitorja nëse ka kaq shumë humbje të njerëzve.