Muharremaj – mërgatës: Vota juaj e konkretizon angazhimin tuaj për të ardhmen
Përderisa ka filluar votimi me postë për qytetarët nga jashtë vendit kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi drejtuar mërgatës ka thënë se kjo e drejtë demokratike e konkretizon angazhimin e tyre për të ardhmen. Ndër tjera Muharremaj ju ka ofruar mërgimtarëve mikpritje për zhvillimin e biznesit në […]
Përderisa ka filluar votimi me postë për qytetarët nga jashtë vendit kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi drejtuar mërgatës ka thënë se kjo e drejtë demokratike e konkretizon angazhimin e tyre për të ardhmen.
Ndër tjera Muharremaj ju ka ofruar mërgimtarëve mikpritje për zhvillimin e biznesit në Suharekë meqenëse po krijohen edhe zona tjera ekonomike.
“Të dashur mërgimtarë, Ju po shfrytëzoni të drejtën tuaj për të votuar. Kjo e drejtë demokratike e konkretizon angazhimin tuaj për të ardhmen.
Ju e dini, se ne gjithmonë kemi qenë në hap me kerkesat e diasporës, dhe tash e sa kohë, këtë e kemi pjesë edhe të administratës. Meqenëse po krijohen edhe zona tjera ekonomike, jeni të mirëpritur me zhvillu biznesin në atdheun tuaj.
Me të njejtin përkushtim dhe me të njejten qasje, ne do të jemi në shërbimin tuaj.Ju jeni familja jonë e përbashkët. Të përbashkët e kemi Therandën” ka shkruar Muharremaj.
Ndryshe për zgjedhjet e 17 tetorit, 1859 mërgimtarë nga Suhareka kanë aplikaur për votim me postë, ku 877 prej tyre që janë në Gjermani, 492 në Zvicër, 247 në Itali dhe 125 në Slloveni etj.