Zyba dhe ministri Çeku vizitojnë FC Ballkanin dhe objektin e papërfunduar të Shtëpisë së Kulturës
Ministri Çeku u prit nga kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LVV-së, Salih Zyba si dhe nga kandidatët për asamble komunale nga ky subjekt politik. Në takimin e mbajtur me kandidatët për asamble diskutuan rreth fushatës zgjedhore. Po ashtu, në njoftimin e LVV-së, është bërë e ditur se në ditët e mbetura, takimet […]
Ministri Çeku u prit nga kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e LVV-së, Salih Zyba si dhe nga kandidatët për asamble komunale nga ky subjekt politik.
Në takimin e mbajtur me kandidatët për asamble diskutuan rreth fushatës zgjedhore.
Po ashtu, në njoftimin e LVV-së, është bërë e ditur se në ditët e mbetura, takimet dhe aktivitet nga kandidatët do të shtohen.
“Puna jonë e përbashkët me qytetarët për të bërë ndryshimin në Therandë, do të finalizohet me 17 tetor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu Zyba me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe me kandidatët për asamble, sot fillimisht e vizituan stadiumin e qytetit.
Nga përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Ballkani” u ritheksuan shqetësimet dhe kërkesat e tyre, tashmë të ditura edhe nga qytetarët.
Disa nga elementet kryesore që mungojnë janë: fushat alternative për stërvitje, ndriqimi, ulëset, mbulesa etj.
Pastaj vizituan objektin e papërfunduar të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.
“Duke ndarë shqetësimin për këtë gjendje në kulturë dhe sport duhet të bëjmë të mundur zgjidhjen e duhur”, ka thënë Salih Zyba.