Me 40%, AAK prin në Suharekë edhe me votat për asamble komunale

17.10.2021

Sipas rezultateve preliminare, kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka arritur që të fitojë pa balotazh me mbi 50% të votave. Partia e Muharremajt aktualisht kryeson edhe në votat për asamble komunale, ku nga 16,695 vota të numëruara AAK ka marr 6569 vota, LDK 4814, PDK 2329 vota, LVV 2037, Iniciativa e […]

Me 40%, AAK prin në Suharekë edhe me votat për asamble komunale

Sipas rezultateve preliminare, kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka arritur që të fitojë pa balotazh me mbi 50% të votave.

Partia e Muharremajt aktualisht kryeson edhe në votat për asamble komunale, ku nga 16,695 vota të numëruara AAK ka marr 6569 vota, LDK 4814, PDK 2329 vota, LVV 2037, Iniciativa e Therandës 555 dhe NISMA 288.

Ndryshe, në këto zgjedhje lokale për kryetar të Komunës së Suharekës kishin garuar 4 kandidatë dhe 170 për asamble komunale.

LEXO EDHE:  Ftohen të gjithë qytetarët e Suharekës: Takim publik me kryetarin Muharremaj

Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje deri në ora 11:00 kishin marrur pjesë në votime 5 mijë e 263 votues të Komunës së Suharekës apo 7.88%, kurse deri në ora 15:00 kishin votuar 17 mijë e 88 qytetarë apo 25,60% dhe deri në ora 19:00 kanë votuar 27, 250 qytetarë.

Etiketat