LVV: Theranda do të zhvillohet ashtu siç meriton e i takon

04.10.2021

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë vizitës në Suharekë tha se Qeveria do t’i shtojë format e mbështetjes për kulturën e vreshtarisë. Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Salih Zyba dhe kryeministri Kurti dje kanë qëndruar në Suharekë, ku edhe takuan të rinjtë e komunës tonë. Në takimin me të rinjë e të reja të Komunës, […]

LVV: Theranda do të zhvillohet ashtu siç meriton e i takon Foto: Lëvizja VETËVENDOSJE! / Facebook

Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë vizitës në Suharekë tha se Qeveria do t’i shtojë format e mbështetjes për kulturën e vreshtarisë.

Në vazhdën e këtyre aktiviteve, Salih Zyba dhe kryeministri Kurti dje kanë qëndruar në Suharekë, ku edhe takuan të rinjtë e komunës tonë.

Në takimin me të rinjë e të reja të Komunës, theksuan domosdoshmërinë e përfshirjes së tyre në bashkëqeverisje në nivel lokal.

Po ashtu, Zyba theksoi se roli i tyre në shoqëri nuk duhet të trajtohet vetëm si pjesëmarrës por vendimmarrës.

Gjatë qëndrimit në Suharekë, kryeministri Kurti gjatë vizitës në fabrikën AgroKosova Holding, tha se është e rëndësishme që të rritet interesimi për kultivimin e rrushit.

“Jam i inkurajuar me punën dhe shërbimin që ofroni,  i pamë rreth 105 hektarë vreshta dhe e përcollëm me vëmendje procesin e prodhimit të verës dhe gjithandej pamë njerëz shumë punëtor, edhe te vjelja e rrushit, në një kohë kur po e festojmë vjeljen e rrushit do të duhej të bëhet edhe kulturë përmes konsumit. Rritja e përkrahjes është e rëndësishme për ta rritur interesimin që sa më shumë njerëz të merren me kultivimin e rrushit. Qeveria e Kosovës do t’i shtojë format e mbështetjes për këtë kulturë dhe do të ndihmojnë më shumë se përpara”.

“Rrushi vera përpos që janë prodhime, janë edhe strategji për Kosovën, ku ka bërë që Kosova të përmendet në Këshillin e Kombeve të Bashkuara”.

“Bashkëpunimi ynë në të ardhmen do të shtohet” , tha Kurti.

“Theranda me Sali Zybën Kryetar dhe qeverinë që tash do e përkrahë më shumë se kurrë, do të zhvillohet ashtu siç meriton e i takon. Bashkë qeverisim, Bashkë punojmë, Bashkë ndërtojmë e zhvillojmë prej datës 17 tetor! VOTO 144”, thuhet në postim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi, tha se fokusi i tyre është që të krijohet një sistem i drejtë.

“Ministria e Bujqësisë fokus ka krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të sistemit të bujqësisë në Kosovë, sepse kemi nevoja shoqëria jonë që të ketë ushqim të pastër dhe të shëndetshëm”.

Në anën tjetër, Haziz Tafaj, pronar i Agro Kosova Holding, tha se sektori i vreshtarisë ka impakt të drejtpërdrejtë  në rritjen e  mirëqenies sociale.

“E falënderoj kryeministrin që i ka paraprijë festës tradicionale të verës, sivjet pak me vonesë por kemi vendosur që ta shënojmë si datë e cila po ndikon në krijimin e kultivimit të hardhisë së rrushit. Ndërmarrja Agro Kosova ka në menaxhim rreth 400 hektarë vreshta dhe prodhon verë nga tri brendet dhe janë të punësuar 180 punëtorë. Sektori i vrerarisë ka impakt të madh në rritjen e mirëqenies sociale dhe ndikon në kultivimin e hardhisë së rrushit”.