Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin

24.04.2024

Diaspora e Kosovës dhe roli i saj i vyer në Gjermani, ishte pjesë e diskutimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të Saksonisë së Ulët, Stephan Weil.

Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin Foto: Ilustrim

Kurti foli edhe për mënyrat e forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike me Saksonin e Ulët.

“Sot në Hannover Messe, pata kënaqësinë të takoj Stephan Weil, kryeministër i Saksonisë së Ulët.

Diskutuam për kontributet e rëndësishme të diasporës sonë në Gjermani dhe presim me padurim rritjen e lidhjeve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Kosovës dhe Saksonisë së Ulët”, ka shkruar Kurti në platformën X.