LDK kundër shtyrjes së zgjedhjeve, pajtohet për pesë ose asnjë ditë fushatë

13.09.2021

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje, e mbajtur pak para takimit të përfaqësuesve politike me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për shtyrje të procesit zgjedhor. Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka […]

LDK kundër shtyrjes së zgjedhjeve, pajtohet për pesë ose asnjë ditë fushatë Foto: Ilustrim

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje, e mbajtur pak para takimit të përfaqësuesve politike me presidenten Vjosa Osmani për të diskutuar rreth rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për shtyrje të procesit zgjedhor.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Po ashtu, Haziri ka theksuar se si parti i ftojnë edhe partitë tjera që të krijojnë konsensus që fushata zgjedhore ose të shkurtohen në 5 ditë ose të mos mbahet fare.

Derisa ka thënë se si LDK janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, ai ka shtuar se nëse ndodhë një gjë e tillë do të bëhet një precedent.

Gjithashtu, Haziri ka theksuar se nëse vendoset për shtyrje të zgjedhjeve lokale, të njëjtit do të përdorin çdo formë kushtetuese për ta kundërshtuar një vendim të tillë.

“Ne kemi propozuar më herët dhe jemi të gatshëm që fushatën më e shkurtër pesë ditë të vetme dhe ftojmë partitë politike të krijojnë një kulturë konsensusi nëse është e nevojshme ta ulim në pikën zero.

Presim që 17 tetori të jetë ditë e bardhë, ku qytetarët të kenë mundësi të votojnë duke respektuar masat pandemike dhe masat e IKSHP-së në mënyrë që me larguar nga logjika precedentin e shtyrjes së zgjedhjeve, kjo nuk bënë me u lejuar me u thy Kushtetuta. Nuk ka autoritet në Kosovë që zgjedhjet në Kosovës mund t’i shtyj”, tha ai.