KQZ-ja certifikon partitë e mëdha, 34 iniciativa qytetare e 23 kandidatë të pavarur për zgjedhjet lokale

28.08.2021

Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike. KQZ ka certifikuar 90 subjekte politike, ku prej tyre 32 janë parti politike, 34 iniciativa qytetare, 1 koalicion si dhe 23 kandidatë të pavarur. Para një ore zyrtari i LDK-së ka bërë të ditur se KQZ-ja […]

KQZ-ja certifikon partitë e mëdha, 34 iniciativa qytetare e 23 kandidatë të pavarur për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Gjatë mbledhjes së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike.

KQZ ka certifikuar 90 subjekte politike, ku prej tyre 32 janë parti politike, 34 iniciativa qytetare, 1 koalicion si dhe 23 kandidatë të pavarur.

Para një ore zyrtari i LDK-së ka bërë të ditur se KQZ-ja ka certifikuar këtë parti politike si dhe të gjithë kandidatët e saj për zgjedhjet e 17 tetorit.

Më poshtë partitë e mëdha të certifikuara në mbledhjen e radhës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në 28 komuna për kryetar dhe me 933 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në 21 komuna për kryetar dhe me 700 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Nisma Socialdemokrate do të garojë në 6 komuna për kryetar komune dhe me 289 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Aleanca Kosova e Re do të garojë në 2 komuna për kryetar komune dhe me 259 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.