KQZ diskuton për dizajnin e fletëvotimit për Kuvend komunal dhe kryetar komune, kërkohet dyfishim i fushatës informuese për votim

02.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar edhe për dizajnin e fletëvotimit, me ç’rast edhe janë rishikuar të bëhen disa ndryshime teknike. Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, ka thënë se kanë pasur një rekomandim nga shoqëria civile për ndryshimin e […]

KQZ diskuton për dizajnin e fletëvotimit për Kuvend komunal dhe kryetar komune, kërkohet dyfishim i fushatës informuese për votim Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar edhe për dizajnin e fletëvotimit, me ç’rast edhe janë rishikuar të bëhen disa ndryshime teknike.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, ka thënë se kanë pasur një rekomandim nga shoqëria civile për ndryshimin e dizajnit të fletëvotimit për Kuvend komunal dhe kryetar komune, por që për shkak të kohës së kufizuar nuk kanë pasë mundësi me aplikua.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë memorizuar këtë fletëvotim dhe se çdo ndryshim i madh i tyre do të krijojë huti te ta për mënyrën e të votuarit.

Po ashtu është shrpehur se do të vazhdohet me dizajnin e njëjtë me disa ndryshime të vogla teknike.

Përgjatë këtij diskutimi, fjalën e ka marrë edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili ka pyetur se fjala shënjim përdorur në fletëvotim a i bie votim, kurse Elshani ka theksuar se kjo ndoshta mund të krijoj paqartësi dhe se duhet diskutuar.

“Votoni në vend të shënjoni”, ka thënë anëtari tjetër, Iliri Gashi.

E Florian Dushi ka thënë se qytetarët duhet të informohen për mënyrën e saktë të votimit.

“Të dyfishohet fushata informuese për qytetarët. Të fokusohemi te edukimi i votuesve për mënyrën e votimit në përgjithësi”, është shprehur ai.