Ardian Shala: Suhareka e 9-ta për nga numri i lëndëve në OSHP, Muharremaj i humbi 6.5 milionë euro

27.09.2021

Kandidati i LDK-së, Ardian Shala, ka akuzuar Muharremajn që Komuna e Suharekës është në top 10-shen e parë sa i përket lëndëve të dërguar në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), e nënta me radhë me 72 lëndë dhe me këtë qytetarëve të Suharekës u janë humbur 6.5 milionë euro. Muharremaj i ka kërkuar Shalës që […]

Ardian Shala: Suhareka e 9-ta për nga numri i lëndëve në OSHP, Muharremaj i humbi 6.5 milionë euro Foto: Ilustrim

Kandidati i LDK-së, Ardian Shala, ka akuzuar Muharremajn që Komuna e Suharekës është në top 10-shen e parë sa i përket lëndëve të dërguar në OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit), e nënta me radhë me 72 lëndë dhe me këtë qytetarëve të Suharekës u janë humbur 6.5 milionë euro.

Muharremaj i ka kërkuar Shalës që ti argumentojë me emër projektet që ai pretendon, për të cilat Shala ka shtuar se janë: 10 parqe dhe shtigjet e ecjes, fabrika e riciklimit në vlerë prej 3.5 milionë euro, shtëpia e kulturës në vlerë prej 2.5 milionë euro, 90 mijë euro për gjashtë rrugë në fshatin Mushtisht, shkruan SuharekaOnline.

Pas kësaj Muharremaj e ka pyetur Shalën nëse ky i fundit i ka thënë kompanisë së LDK-së të bëjë ankesë në OSHP, pyetje në të cilën ky i fundit i është përgjigjur duke e quajtur Muharremajn mashtrues dhe manipulues.