Abdixhiku: Ftoj njerëzit që janë dëshpëruar me LDK-në të kthehen në shtëpinë e tyre politike

10.09.2021

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë personat që janë dëshpëruar me LDK-në të kthehen përsëri në këtë parti. Abdixhiku mbrëmë në Rubikon ka theksuar se ata do të kenë mbështetjen e tij personalisht. Po ashtu, ai ka thënë se LDK-ja vendin e vet e ka të parin dhe […]

Abdixhiku: Ftoj njerëzit që janë dëshpëruar me LDK-në të kthehen në shtëpinë e tyre politike Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë personat që janë dëshpëruar me LDK-në të kthehen përsëri në këtë parti.

Abdixhiku mbrëmë në Rubikon ka theksuar se ata do të kenë mbështetjen e tij personalisht.

Po ashtu, ai ka thënë se LDK-ja vendin e vet e ka të parin dhe se sipas tij këtë duhet ta synojnë dhe këtë duhet ta besojnë.

“Ftoj njerëzit që janë dëshpëru me LDK-në ndonjëherë, të kthehen në shtëpinë e tyre politike. Do ta kenë mbështetjen tonë dhe timen personalisht. LDK-ja vendin e vet e ka të parin. Këtë duhet ta synojmë këtë duhet ta besojmë.”

Gjithashtu, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur edhe njëherë i bindur se do të kthejnë bindjen e fitores brenda partisë politike.

“Çdo vendim i imi dhe i partisë është në sinkron me zërin e qytetarëve. LDK-ja do ta shfrytëzojë kohën për organizimin e vet brenda partiak. Do t’i hapim dyert për njerëz të rinj e do t’i vlerësojmë ata që i kemi.

Do ta kthejmë bindjen e fitores brenda partisë politike. Popullizmin nuk e ushqej si frymë politike”, ka thënë Abdixhiku.