877 mërgimtarë nga Suhareka në Gjermani, 492 në Zvicër, 247 në Itali kanë aplikuar për votim në zgjedhjet lokale
Që nga data 10 korrik kur edhe ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, e deri më 18 gusht 2021, kur ka përfunduar ky afat 15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm. Nga kjo shifër e mërgimtarëve që kanë aplikuar për votim, 1859 janë nga […]
Foto: Ilustrim
Që nga data 10 korrik kur edhe ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale, e deri më 18 gusht 2021, kur ka përfunduar ky afat 15 mijë e 577 aplikues kanë arritur të regjistrohen suksesshëm.
Nga kjo shifër e mërgimtarëve që kanë aplikuar për votim, 1859 janë nga Komuna e Suharekës, ku sipas KQZ-së llogaritet si numër i lartë i aplikimeve krahasuar me numrin e banorëve dhe listën votuese të qytetarëve.
Nga lista me emrat dhe të dhënat e 1859 mërgimtarëve nga Suhareka të cilën e ka siguruar SuharekaOnline, 877 prej tyre që janë në Gjermani, 492 në Zvicër, 247 në Itali dhe 125 në Slloveni kanë aplikuar për votim me postë në zgjedhjet e 17 tetorit.
| Shqipëri | 6 |
| Australi | 5 |
| Austri | 36 |
| Belgjikë | 6 |
| Kanadë | 1 |
| Kroaci | 3 |
| Finlandë | 2 |
| Francë | 34 |
| SHBA | 5 |
| Gjermani | 877 |
| Itali | 247 |
| Norvegji | 3 |
| Sllovaki | 1 |
| Slloveni | 125 |
| Suedi | 16 |
| Zvicër | 492 |
| Total | 1859 |
Për periudhën kohore prej 40 ditësh për regjistrim si votues jashtë vendit, 10 korrik – 18 gusht, KQZ ka pranuar 18 mijë e 836 aplikacione, ndërsa prej tyre, 15 mijë e 577 aplikacione janë aprovuar dhe 3 mijë e 259 aplikacione janë refuzuar.