66,763 qytetarë me të drejtë vote në Suharekë

16.10.2021

Nga kjo shifër në Komunën e Suharekës janë 66,763 qytetarë më të drejtë vote, 3,498 votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017 numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është më i madh për 373 votues. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën […]

66,763 qytetarë me të drejtë vote në Suharekë Foto: Ilustrim

Nga kjo shifër në Komunën e Suharekës janë 66,763 qytetarë më të drejtë vote, 3,498 votues më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017 numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është më i madh për 373 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.

Pasi që KQZ pranon të dhënat nga Regjistri Civil, atëherë votuesve u përcaktohet qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.