Prizren, hapen aplikimet për bursa studentore për vitin akademik 2024/2025
03.03.2025
Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Arsimit, ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2024/2025.
Ky konkurs synon të mbështesë studentët e dalluar të cilët ndjekin studimet në universitetet publike, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Kriteret dhe kushtet e aplikimit:
- Të drejtë aplikimi kanë studentët që janë banorë të Komunës së Prizrenit, gjë që duhet të konfirmohet me certifikatë vendbanimi.
- Studentët duhet të kenë një notë mesatare mbi 7.5.
- Aplikuesit duhet të jenë të regjistruar në vitin e dytë, të tretë, të katërt ose të pestë të studimeve në një universitet publik në Republikën e Kosovës ose jashtë vendit.
- Studentët që studiojnë jashtë vendit në universitete publike janë të detyruar të bëjnë konvertimin e notës mesatare sipas pikës 15 të konkursit.
Procesi i aplikimit:
- Aplikacioni mund të merret në faqen zyrtare të internetit të Komunës së Prizrenit ose në sportelin e administratës komunale.
- Aplikacionet e plotësuara duhet të dorëzohen në sportelin e pranimit në administratën e Komunës së Prizrenit, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.
- Afati i aplikimit është nga data 4 mars 2025 deri më 24 mars 2025.
Për më shumë detaje klikoni kete LINK!