Superliga e Kosovës në basketboll, të dielën Golden Eagle Ylli nikoqir i ndeshjes me KB Bashkimin

12.10.2024

Java e pestë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të përmbyllet me dy ndeshje.

Nesër duke filluar nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë zhvillohet ndeshja Golden Eagle Ylli – KB Bashkimi dhe në ora 19:00 Proton Cable Prizreni – Trepça.

Takim shumë interesant është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje, katër fitore në katër ndeshje.