Sonte ‘El Clasico” e basketbollit kosovar

06.03.2024

E mërkura do të rezervojë ndeshje tejet interesante për adhuruesit e basketbollit.

Sonte ‘El Clasico” e basketbollit kosovar Foto: Ilustrim

Java e 23-të e Prince Caffe Superligës, do të sjellë derbin Sigal Prishtina-Trepça apo siç njihet ndryshe edhe ‘El Clasico’ i basketbollit kosovar.

Ndeshja do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet me fillim nga ora 19:00.

Në po të njëjten kohë, në program do të jetë edhe një ndeshje tjetër interesante.

Përballë njëri-tjetrit do të jenë Peja dhe Proton Cable Prizreni.

Loja do të luhet në palestren sportive “Karagaçi”