Liria merr një fitore komode në udhëtim ndaj Fushë Kosovës

27.04.2024

Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar.

Liria merr një fitore komode në udhëtim ndaj Fushë Kosovës Foto: Ilustrim

Që në fillim të kësaj ndeshje, prizrenasit treguan lojë më të mirë dhe kjo më pas iu shpërblye me dy gola.

Ata gjetën golin e avantazhit që në minutën e tretë me anë të Aldi Gjumsit, i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Mysafirët nuk u mjaftuan më kaq, dhe u vunë në kërkim të golit të dytë, të cilin më pas eventualisht e gjetën.

Ishte Ubong Ekpai ai i cili realizoi për rezultatin 2-0, teksa po luhej minuta e 28-të e takimit mes këtyre dy skuadrave.

Pjesa e dytë ishte më e varfër sa i përket rasteve të shënimit, por Lirisë iu anulua një gol në minutën e 78-të i shënuar nga Valmir Berisha, për shkak të pozicionit jashtë loje.

Kjo ndeshje mes dy skuadrave dhe këto tri pikë të Lirisë shërbyen vetëm sa për statistika, pasi që të dyja tashmë mund të thuhet se kanë rënë nga elita e futbollit.