Kosova mbanë stërvitjen e radhës para nisjes për në Armeni

20.03.2024

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, si pjesë e përgatitjeve për ndeshjet miqësore në Yerevan të Armenisë.

Kosova mbanë stërvitjen e radhës para nisjes për në Armeni Foto: Ilustrim

Në këtë seancë, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar intensivisht në aspektin taktik dhe transformimin e reparteve, teksa kishte në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar për miqësoret kundër Armenisë (22 mars) dhe Hungarisë (më 26 mars).

Menjëherë pas stërvitjes së sotme, Dardanët do të marrin rrugë për në kryeqytetin e Armenisë.

Pas stërvitjes folën edhe Albion Rrahmani dhe Fidan Aliti që kanë treguar për punën e madhe që po bën përzgjedhësi Franco Foda.

Dardanët do të mbajnë stërvitjen e radhës të enjten në mesditë në Armeni.