Dardanët zhvillojnë sot stërvitjen e parë, zbulohet agjenda e kombëtares

18.03.2024

Tashmë ka nisur grumbullimi i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Dardanët zhvillojnë sot stërvitjen e parë, zbulohet agjenda e kombëtares Foto: Ilustrim

Dardanët këtë muaj luajnë dy ndeshje miqësore. Kombëtarja jonë më 22 mars luan në udhëtim te Armenia, kurse, më 26 mars kundër Hungarisë.

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e parë në Kampi Nacional në Hajvali në orën 16:00, derisa në orën 12:00, përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë konferencë për media.