KB Golden Eagle Ylli pret KB Vëllaznimin nesër në Suharekë, biletat tashmë në dispozicion
Në ndeshjen e xhiros 13-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, klubi suharekas KB Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i ndeshjes,ku do të presë KB Vëllaznimin nga Gjakova.
Foto: Ilustrim
Ndeshja do të zhvillohet në Palestrën “13 Qershori” në Suharekë, nga ora 19:00.
KB Golden Eagle Ylli, që aktualisht mban vendin e tretë në tabelën e Superligës me 19 pikë, do të kërkojë të sigurojë një fitore të rëndësishme për të qëndruar në garë që t’i afroihet vendit të parë.
Nga ana tjetër, KB Vëllaznimi, që ndan vendin e pestë me 17 pikë, shpreson të surprizojë ekipin vendas dhe të forcojë pozitat e tij në tabelë.
Për ata që duan të ndjekin nga afër këtë përballje, biletat për ndeshjen janë tashmë në dispozicion. Tifozët mund t’i sigurojnë biletat e tyre tek shtëpizat në sheshin e qytetit të Suharekës.