Ish-lojtari i Ballkanit i bashkohet KF Llapit

24.07.2023

Klubi futbollistik Llapi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Leotrim Bekteshi. Bekteshi sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Llapit, e cila ka mundësi vazhdimi. Njoftimi i plotë: “𝗠𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝗲𝘃𝗷𝗲𝗻 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻 𝗟𝗲𝗼𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗕𝗲𝗸𝘁𝗲𝘀𝗵𝗶 Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë […]

Ish-lojtari i Ballkanit i bashkohet KF Llapit Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik Llapi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Leotrim Bekteshi.

Bekteshi sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin e Llapit, e cila ka mundësi vazhdimi.

Njoftimi i plotë:

“𝗠𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝗲𝘃𝗷𝗲𝗻 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻 𝗟𝗲𝗼𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗕𝗲𝗸𝘁𝗲𝘀𝗵𝗶

Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

“Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai. Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.“Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht”, shkruan KF Llapi.

Rikujtojmë se Leotrim Bekteshi ka qenë ish-lojtar i FC Ballkanit, ai u bashkua tek Ballkani në shtator të vitit të kaluar.