FC Ballkani triumfon në derbin lokal ndaj FC Suharekës

22.12.2024

FC Ballkani arriti fitoren ndaj FC Suharekës me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës.

Goli i parë i takimit u shënua nga Lumbardh Emërllahu në minutën e 15-të, duke i dhënë epërsinë Ballkanit që në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Bekim Tolaj siguroi fitoren për ekipin me një gol të shënuar në minutën e 69-të.

Me këtë fitore FC Ballkanin në vendin e dytë të tabelës me 33 pikë, shtatë më pak se lideri, Drita, e cila ka 40 pikë pas 18 ndeshjeve.

Pas disfatës, Suhareka qëndron në vendin e pestë me 25 pikë. Në krye të tabelës, Drita vazhdon të ruajë avantazhin me 40 pikë, ndërsa FC Ballkani dhe Malisheva ndajnë garën për pozitat e larta me 33 dhe 30 pikë përkatësisht. Në fund të tabelës, Feronikeli vazhdon të jetë në pozitë të vështirë me vetëm 10 pikë.