Elita e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse

28.01.2024

Elita e basketbollit të Kosovës, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të xhiros së 19-të.

Elita e basketbollit vazhdon sot me dy sfida joshëse Foto: Ilustrim

Në sfidën e parë ballafaqohen Proton Cable Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.

Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut. Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.

Superliga-Java 19

Sot takohen:

17:00 Proton Cable Prizreni – Trepça

19:00 Peja – Istogu