Ballkani pret Dukagjinin në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të

13.11.2023

Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë. Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi të gjitha duelet e tjera u zhvilluan të premten dhe të shtunën, derisa Ballkani të enjten kishte luajtur në Ligën e Konferencës. Gjithsesi sfida mes suharekasve dhe klinasve do të zhvillohet […]

Ballkani pret Dukagjinin në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të Foto: Ilustrim

Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë.

Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi të gjitha duelet e tjera u zhvilluan të premten dhe të shtunën, derisa Ballkani të enjten kishte luajtur në Ligën e Konferencës.

Gjithsesi sfida mes suharekasve dhe klinasve do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 dhe pritet të jetë shumë interesante.

Ballkani ka tre fitore radhazi dhe synon që të vazhdoj me këtë formë në mënyrë që ta thelloj epërsinë ndaj Dritës dhe Llapit.

Në anën tjetër Dukagjini pas dy humbjeve në dy xhirot e para ka 11 ndeshje pa humbje dhe kërkon të shkaktojë një tjetër befasi.