Nesër ndeshja Ballkani – Dukagjini, i besohet këtij gjyqtari
Sot edhe zyrtarisht fillon edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ku na presin ndeshje tejet interesante. Se do të ketë ndeshje të nxehta, këtë e dëshmon edhe përforcimet e klubeve që i kanë bërë gjatë afatit kalimtar të verës si dhe përgatitjet intensive. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen ndeshjet e […]
Sot edhe zyrtarisht fillon edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ku na presin ndeshje tejet interesante.
Se do të ketë ndeshje të nxehta, këtë e dëshmon edhe përforcimet e klubeve që i kanë bërë gjatë afatit kalimtar të verës si dhe përgatitjet intensive.
Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen ndeshjet e javës së parë, ku pritet të dhurohet spektakël.
Nesër FC Ballkani do të debutojë në shtëpi, ku javën e parë do të presë ekipin e Dukagjinit nga Klina.
Ndeshja ndaj Dukagjinit, do të zhvillohet ditën e dielë duke nisur nga ora 17:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshjen Ballkani-Dukagjini pritet ta drejtojë treshja: Visar Kastrati, Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.
Ndërsa në sistemin VAR do të jetë: Lirim Jashari, AVAR: Eridon Podvorica dhe operator do të jetë Arian Hyseni.
Kurse, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Isa Mustafa dhe delegat Bajram Krasniqi.