Ballkani për tre pikët, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare

05.05.2024

Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës në kuadër të xhiros së 32-të në Albi Mall Superligë.

Ballkani për tre pikët, Dukagjini për befasi – formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Është një duel i dy skuadrave me objektiva krejtësisht të kundërta, me suharekasit që kërkojnë titullin dhe klinasit të sigurojnë mbijetesën.

Ballkani në këtë takim vije pas fitores së madhe në udhëtim te Gjilani 0-2 dhe në mendje ka vetëm tre pikët për të ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër Dukagjini ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në elitë pasi mund të përfundojë në barazh dhe kërkon të shkaktojë befasi në Suharekë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Potoku, Emerllahu, Kuc, Korenica, Gripshi, Hamidi, Kryeziu.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Iseni, Shabani, Neziri, Sulejmani, Salihu, Morina, Iran, Merlaku, Elezaj.