Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

05.05.2024

Lionel Messi vazhdon të dhurojë spektakël në MLS, teksa Inter Miami ka marrë fitore të thellë me rezultat 6-2 përballë New York Red Bull.

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola Foto: Ilustrim

Ylli argjentinas ka bërë një nga paraqitjet më të mira të tij në fanellë e Inter Miamit duke kontribuar në gjashtë golat e skuadrës së tij.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 në të mirë të mysafirëve, derisa në të dytën Messi me bashkëlojtarët e tij ishin të pamëshirshëm.

Argjentinasi në fakt realizoi vetëm golin e dytë për 2-1, por dhuroi pesë asistime në këtë sfidë.

Messi asistoi në dy golat e shokut të tij të skuadrës paraguaianit Rojas që shënoi në minutat 48 dhe 62.

Ndërkohë fituesi i tetë ‘Topave të Artë’ dhuroi edhe tre asistime të tjera për Luis Suarezin që realizoi het-trik në këtë sfidë.

Me këtë fitore Inter Miami vazhdon të jetë në pozitën e parë në tabelë në Konferencën e Lindjes me 24 pikë, derisa Messi i prinë listës së golashënuesve me 10 gola e 13 asistime.