Agim Ademi njofton: Kemi vendos për trajnerin e Kosovës, është gjerman

21.01.2024

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror. E me këtë shkas ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Ai ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e […]

Agim Ademi njofton: Kemi vendos për trajnerin e Kosovës, është gjerman Foto: Ilustrim

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

E me këtë shkas ka folur edhe i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.

“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman”, ka deklaruar Ademi.