Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

26.10.2021

Ish-presidenti, i cili u bllokua nga Facebook dhe Twitter në fillim të këtij viti, thotë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë mohuar megafonin që ishte kryesorja për ngritjen e tij. “Unë jam i emocionuar që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia në TRUTH Social […]

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun Foto: Ilustrim

Ish-presidenti, i cili u bllokua nga Facebook dhe Twitter në fillim të këtij viti, thotë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë mohuar megafonin që ishte kryesorja për ngritjen e tij.

“Unë jam i emocionuar që së shpejti do të filloj të ndaj mendimet e mia në TRUTH Social dhe të luftoj kundër teknologjisë së madhe,” tha Trump në një deklaratë.

Trump e dha lajmin në një deklaratë për shtyp të mërkurën, duke thënë se platforma do të jetë e hapur për “përdoruesit e ftuar” në nëntor, ndërsa planifikohet që në dispozicion të publikut më të gjerë të jetë në fillim të vitit të ardhshëm. Truth Social do të jetë produkt i një sipërmarrjeje të re të quajtur Trump Media & Technology Group, e cila u krijua përmes një bashkimi me Digital World Acquisition Corp.

Por, sipas raportimeve të mediave të huaja, rrjeto social i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është hakuar përpara se të prezantohej.

Një grup hakerësh që kanë punuar intensivisht kundër përhapjes së urrejtjes dhe dezinformatave pretenduan se kishin hakuar faqen e mediave sociale “TRUTH Social”, kështu duke hyrë në të, kjo sipas Washington Post.

Po ashtu, edhe New York Times ka cituar disa burime të ndryshme në raportin e saj, kështu duke shtuar se hakerët kanë arritur të hakojnë disa llogari të faqeve të internetit të rrjeteve sociale të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas një grupi hakerësh, faqja e internetit Truth Social nuk është ende e disponueshme për publikun dhe është në ndërtim e sipër, por ata shfrytëzuan dobësitë e sajtit për të krijuar një llogari të rreme, duke përfshirë hakimin e llogarisë së Donald Trump.