Reddit licencon përmbajtjet e saj tek Google për trajnimin e modeleve AI

23.02.2024

Sipas marrëveshjes, Google do të fitojë qasje në Data API të Reddit, përmes të cilës kompania do të njohë më mirë përmbajtjen e sajtit.

Reddit licencon përmbajtjet e saj tek Google për trajnimin e modeleve AI Foto: Ilustrim

Google ka nënshkruar një marrëveshje me Reddit ndërsa rrjeti social do të mund të trajnojë modelet e saj AI në katalogun e gjerë të përmbajtjeve të gjeneruara nga përdoruesit e Reddit, njoftuan dy kompanitë.

Sipas marrëveshjes, Google do të fitojë qasje në Data API të Reddit, përmes të cilës kompania do të njohë më mirë përmbajtjen e sajtit.

Marrëveshja gjithashtu i siguron Google një burim të çmueshëm përmbajtjeje që mund ta përdorë për të trajnuar modelet AI.

Qasja në të dhënat e Reddit u bë një temë e nxehtë vitin e kaluar kur kompania njoftoi se do të tarifonte zhvilluesit për përdorimin e API.

Këto ndryshime bënë që shumë klientë Reddit zhvilluar nga palë të treta të mos funksionin ndërsa një protestë e gjerë nisi nëpër disa forume të platformës.

Reddit justifikoi ndryshimet duke thënë se kompanitë e mëdha AI po merrnin të dhënat e saj pa paguar asgjë. Marrëveshja pritet të bëhet publike në javët në vijim. Bloomberg raportoi pak ditë më parë se një kompani e madhe AI kishte bërë marrëveshje licencimi me Reddit me vlerë 60 milionë dollarë në vit.