Përditësimi i Gmail sjell një tjetër funksion të Geminit për përdoruesit e iOS

para 30 dite

Google shtoi Gemini Q&A në Gmail Android në gusht dhe premtoi se do ta sjellë në iOS së shpejti.

Përditësimi i Gmail sjell një tjetër funksion të Geminit për përdoruesit e iOS

Kjo “së shpejti” është sot, pasi Google sapo ka njoftuar se Gmail Q&A tani është në dispozicion në pajisjet iOS.

Duke filluar nga sot, Gmail Q&A u mundëson përdoruesve të iOS të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Funksioni i ri supozohet të ndihmojë përdoruesit me përgjigjet e pyetjeve specifike në lidhje me emailet e tyre, si dhe t’u tregojë atyre mesazhe të palexuara ose mesazhe nga dërgues të veçantë.

Për më tepër, Gmail Q&A mund të përmbledhë emailet rreth një teme, si dhe t’u përgjigjet pyetjeve të përgjithshme nga kërkimi.

Të gjitha këto veprime mund të ekzekutohen pa pasur nevojë të largoheni nga aplikacioni.

Vlen të përmendet se Gmail Q&A disponohet vetëm në anglisht, të paktën për momentin.

Fatkeqësisht, funksioni nuk është i disponueshëm për të gjithë, pavarësisht nëse jeni duke përdorur një telefon iPhone ose Android.

Sa i përket disponueshmërisë, Google thotë se përditësimi do të shpërndahet gradualisht për përdoruesit e iOS dhe se do të duhen deri në 15 ditë që funksioni të bëhet i disponueshëm për të gjithë.