OpenAI lançon modelin më të fundit AI GPT-4o për të gjithë përdoruesit përfshirë ato pa pagesë

14.05.2024

CTO e OpenAI, Mira Murati, tha se GPT-4o ofron inteligjencë në nivelin e GPT-4 por përmirëson aftësitë e tij në tekst, shikueshmëri dhe audio.

OpenAI lançon modelin më të fundit AI GPT-4o për të gjithë përdoruesit përfshirë ato pa pagesë Foto: Ilustrim

OpenAI lançoi një model të ri flagship të inteligjencë artificiale quajtur GPT-4o dhe që do të implementohet në produktet konsumatore të kompanisë në javët në vijim.

Gërma “o” nënkupton “omni” – duke ju referuar multi-modalitetit të GPT-4o.

CTO e OpenAI, Mira Murati, tha se GPT-4o ofron inteligjencë në nivelin e GPT-4 por përmirëson aftësitë e tij në tekst, shikueshmëri dhe audio.

GPT-4 Turbo, modeli i kaluar i OpenAI i cili ishte version i përmirësuar i GPT-4, ishte trajnuar me një kombinim imazhesh dhe teksti dhe mund të analizonte imazhe dhe tekst për të kryer veprime si ekstraktimi i tekstit nga imazhe apo përshkrimi i imazheve.

Por GPT-4o shton të folurën në këtë mes. Por çfarë mundëson kjo?

GPT-4o përmirëson ndjeshëm eksperiencën e ChatGPT. Edhe pse ka qenë e mundur që ChatGPT të përgjigjej në formë zanore dhe jo vetëm tekst, modeli më i fundit GPT-4o ju jep mundësinë përdoruesve të ndërveprojnë me ChatGPT sikur të ishte një asistent.

Për shembull përdoruesit tani mund ta pyesin ChatGPT dhe ta ndërpresin ndërsa përgjigjet. Pra modeli ofron përgjigje dhe reagim në kohë reale thotë OpenAI.

Gjithashtu me GPT-4o, ChatGPT përgjigjet me shpejtësi pyetjeve “Ku” dhe “Çfarë.” Mira Murati tha se GPT-4o është dyherë më i shpejtë sesa GPT-4 dhe ka performancë të shtuar në 50 gjuhë të ndryshme.

GPT-4o është i disponueshëm nga dita e sotme për të gjithë përdoruesit pa pagesë të ChatGPT, ndërsa përdoruesit e planeve Plus dhe Teams kanë 5-fishin e limitit të mesazheve që ka një përdorues pa pagesë.