Njeriu i parë me çipin e Neuralink në tru mund të kontrollojë mausin e kompjuterit përmes të menduarit

20.02.2024

Kompania implantoi çipin e parë në trurin e njeriut muajin e kaluar pasi mori aprovimin për testime tek njerëzit në Shtator.

Njeriu i parë me çipin e Neuralink në tru mund të kontrollojë mausin e kompjuterit përmes të menduarit Foto: Ilustrim

Pacienti i parë njeri që implantoi një çip në trurin e tij nga Neuralink është rikuperuar plotësisht dhe është i aftë të kontrollojë një maus kompjuteri me mendimet e tij, tha themeluesi i startupit Elon Musk.

“Progresi ka qenë i mirë dhe pacienti siç duket është rikuperuar plotësisht pa asnjë efekt anësor. Pacienti mund të lëvizë një maus në ekran thjeshtë duke menduar,” tha Musk gjatë një evenimenti Spaces në platformën X.

Musk tha se Neuralink tashmë po përpiqet të të bëjë të mundur klikimin përmes mendimeve të tij.

Kompania implantoi çipin e parë në trurin e njeriut muajin e kaluar pasi mori aprovimin për testime tek njerëzit në Shtator.

Neuralink përdor një robot për të vendosur një çip në mënyrë kirurgjikale në një hapësirë të trurit që kontrollon qëllimin e lëvizjeve dhe objektivi kryesor i këtij studimi ishte ti mundësojë njerëzve të kontrollojnë një kursor mausi ose tastierë përmes mendimeve.

Musk ka ambicie të mëdha me Neuralink duke hënë se çipet e saj mund të përdoren në të ardhmen për të trajtuar obezitetin, autizmin, depresionin dhe skizofreninë.

Vlerësuar me 5 miliardë dollarë vitin e kaluar, Neuralink është përballur me kritika lidhur me protokollet e sigurisë.