Më pak përdorues po braktisin Android për iPhone

16.02.2024

Sipas një raporti nga CIRP, 13 përqind e blerëve të iPhone në 2023 erdhën nga Android. Në 2022 kjo shifër ishte 15 përqind, e cila konsiderohet më e larta regjistruar në 5 vitet e fundit.

Më pak përdorues po braktisin Android për iPhone Foto: Ilustrim

Përgjatë viteve të fundit Apple ka arritur të fitojë pjesë tregu përballë Android deri në një pikë ku Apple sot shet më shumë smartfonë sesa Samsung.

Por në 2023 më pak përdorues Android vendosën të kalojnë në iPhone krahasuar me 2022.

Sipas një raporti nga CIRP, 13 përqind e blerëve të iPhone në 2023 erdhën nga Android. Në 2022 kjo shifër ishte 15 përqind, e cila konsiderohet më e larta regjistruar në 5 vitet e fundit.

Është një zhvillim interesant duke pasur parasysh se 2023 nuk ishte një vit i mirë për pajisjet Android. Statistika 13 përqind nuk është e ulët. Në 2020 dhe 2021 ishte 11 përqind, potencialisht influencuar edhe nga pandemia.

Dhe në 2019-ën ishte përsëri 13 përqind. Ajo çfarë këto numra tregojnë është se përdoruesit e iPhone po i mbajnë telefonët më gjatë ndërsa ata Android nuk po largohen nga ekosistemi.