Krijuesit e videove nëYouTube tashmë mund të ndërprenë komentimin

09.12.2023

YouTube po përpiqet të gjejë një balancë duke lançuar më shumë kontrolle për krijuesit, veçanërisht opsionin për të ndërprerë komentet. Seksionet e komenteve mund të jenë një vend për komunitetin por shpeshherë edhe hapësirë armiqësore ku shpejtësia e përgjigjeve mund të shndërrohen në një sfidë moderimi. YouTube po përpiqet të gjejë një balancë duke lançuar […]

Krijuesit e videove nëYouTube tashmë mund të ndërprenë komentimin Foto: Ilustrim

YouTube po përpiqet të gjejë një balancë duke lançuar më shumë kontrolle për krijuesit, veçanërisht opsionin për të ndërprerë komentet.

Seksionet e komenteve mund të jenë një vend për komunitetin por shpeshherë edhe hapësirë armiqësore ku shpejtësia e përgjigjeve mund të shndërrohen në një sfidë moderimi.

YouTube po përpiqet të gjejë një balancë duke lançuar më shumë kontrolle për krijuesit, veçanërisht opsionin për të ndërprerë komentet.

Kompania e testoi prej disa kohësh veçorinë ndërsa tashmë po e bën të disponueshme për të gjithë. Opsioni për të ndërprerë komentet i lejon komentet ekzistuese të shfaqen por nuk lejon llogari të tjera të bëjnë më shumë komente.

Më përpara krijuesit mund të çaktivizonin komentet nga kanali i tyre ose të rishikonin secilin prej tyre përpara postimit. Opsioni për ndërprerjen e komenteve ju jep mundësi krijuesve të ndalojnë grumbullimin e komenteve negative.

Së bashku me opsionin e ri, YouTube riorganizoi dhe riemëroi disa prej opsioneve të konfigurimit të komenteve. Krijuesit do të kenë tre zgjedhje: On, Pause dhe Off.