Komisioni Europian mund të gjobisë Apple me 500 milionë euro për konkurrencë të pandershme

19.02.2024

Publikimi, i cili citon pesë burime të afërta me çështjen, raporton se Komisioni Europian do të bëjë publik qëndrimin muajin e ardhshëm.

Komisioni Europian mund të gjobisë Apple me 500 milionë euro për konkurrencë të pandershme Foto: Ilustrim

Apple mund të përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga Bashkimi Europian si dhe një dëbim për praktika anti-konkurruese të App Store për shërbimet e muzikës sipas Financial Times.

Publikimi, i cili citon pesë burime të afërta me çështjen, raporton se Komisioni Europian do të bëjë publik qëndrimin muajin e ardhshëm.

Rasti daton që prej 2019-ës kur Spotify bëri një ankesë lidhur me rregullat e App Store të cilat asokohe nuk lejonin zhvilluesit e aplikacioneve të drejtonin konsumatorët e tyre në opsione alternative pagesash jashtë aplikacionit.

Shërbimet në këtë mënyrë do të ishte më pak të kushtueshme sepse kompanitë nuk do të paguanin komisionin 30 përqind të App Store.

Apple lehtësoi më pas rregullat por sipas FT, Komisioni Europian ka arritur në përfundimin se Apple ka krijuar kushte të padrejta për rivalët në App Store duke ju vendosur obligime.