Kështu mund të duket Samsung Galaxy S22

22.09.2021

Ndërsa, informacioni i parë që ka rrjedhur na tregon drejtimin që kompania gjigante e teknologjisë, Samsung po merr me telefonat e tij të serisë Galaxy. Edhe disa muaj do të kalojnë para se kompania Samsung të bëjë prezantimin e pajisjeve të reja të nivelit të lartë si në duke ashtu edhe në cilësi. Smartfoni i […]

Kështu mund të duket Samsung Galaxy S22 Foto: Ilustrim

Ndërsa, informacioni i parë që ka rrjedhur na tregon drejtimin që kompania gjigante e teknologjisë, Samsung po merr me telefonat e tij të serisë Galaxy.

Edhe disa muaj do të kalojnë para se kompania Samsung të bëjë prezantimin e pajisjeve të reja të nivelit të lartë si në duke ashtu edhe në cilësi.

Smartfoni i Galaxy S22 mund të pritet një formacion i saj në muajin janar ose muajin shkurt.

Informacioni i parë i rrjedur sugjeron se si do të duken telefonat e ardhshëm të kompanisë Samsung dhe se çfarë ne mund të presim nga pajsijet e saj të reja.

Nëse bazohemi te dizajni, nuk pritet ndonjë risi e madhe, por risi të vogla patjetër që po, siç edhe ka pohuar faqja e njohur dhe e besueshme Ice Universe.

Prandaj, Samsung thuhet se duhet t’i përmbahet modelit bazë të Galaxy S21 për sa i përket dizajnit.

Moduli i kamerës në pjesën e pasme të Galaxy S22 duhet të kujtojë atë të pajisjes paraardhëse. Videoja më poshtë tregon se si mund të duket Galaxy S22 Ultra.

Ende ka zëra që Samsung po vazhdon bashkëpunimin me Olympus për zhvillimin e kamerës, derisa thuhet se kamera kryesore do të duhet të bazohet në ISOCELL GN5 sensor, pasiqë ka një rezolucion prej 50 megapikselë.

Ndërsa sa i përket kamerës së padukshme nën ekran, është thënë se ende nuk është gati, e për këtë si duket ka bërë që të shtyhet prezantimi i saj.

Ndërsa, lajm i mirë mund të jetë për ata persona që dëshirojnë telefona të mençur më të vegjël, pasiqë sipas asaj që raporton Ice Universe, thuhet se Samsung Galaxy S22 me një diagonale të ekranit prej 6.06 inç do të jetë dukshëm më i vogël sesa paraardhësi i tij. E për këtë ata që i kanë në qejf telefonat më të vegjël duhet t’iu gëzohen këtij lajmi.

Po ashtu, skajet që bëjnë rrethimin e ekranit duhet që të jenë më të ngushta, pasi që kjo në mënyrë që raporti ekran-trup të pësojë rritje.

Gjithashtu, faktori i formës duhet që të vihet në parasysh që të bëhet përgjithësisht më i ngushtë dhe se të kalojë në mënyrë specifike nga 20:9 në atë 19.3:9.

Përveç pjesës së dizajnit, kthehemi pak te bateria dhe procesori, dhe se kur bëhet fjalë për kapacitetin e karikimit dhe baterisë ne po ecim përpara me hapa të vegjël e jo të mëdhenj.

Kështu mund të ngarkohet Samsung Galaxy S22 Ultra, pra me një maksimum prej 45 vat, ndërsa sa i përket pajisjeve tjera të S22 është ende e paqartë.

Kurse, nëse ndalemi për procesorin, siç e dimë të gjithë se kompania gjigante e teknologjisë, Samsung tradicionalisht mbështetet në zhvillimin e mëtejshëm të Exynos 2100.

Një gjë e tillë do të thohet se një Exynos 2200 do të përdorët në telefonat S22, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), telefonat e ardhshëm të mençur Galaxy do të dalin në treg me një Snapdragon 898 nga Qualcomm.