Keni vendosur goma të reja, a duhet të vozitni më me kujdes në fillim?

09.11.2023

Disa prodhues përfshijnë një paralajmërim me gomat e tyre. Keni blerë goma të reja dhe keni shkelur me siguri “gazin”? Por, nuk është keq pas blerjes dhe vendosjes së gomave të kihet parasysh se është ende një produkt i ri, i cili fillimisht kërkon disa rregullime dhe zhvillim, përpara se të zhvillojë potencialin e plotë. […]

Keni vendosur goma të reja, a duhet të vozitni më me kujdes në fillim? Foto: Ilustrim

Disa prodhues përfshijnë një paralajmërim me gomat e tyre.

Keni blerë goma të reja dhe keni shkelur me siguri “gazin”?

Por, nuk është keq pas blerjes dhe vendosjes së gomave të kihet parasysh se është ende një produkt i ri, i cili fillimisht kërkon disa rregullime dhe zhvillim, përpara se të zhvillojë potencialin e plotë.

Në veçanti, disa prodhues përfshijnë vendosin një paralajmërim në gomat e tyre (duhet të lexoni deklaratën e gomave, dmth etiketën e letrës).

Gjatë procesit të prodhimit të gomave, një lubrifikant lëshues aplikohet në gomat e reja të veturave për t’iu japë atyre një shkëlqim dhe t’i ruajnë ato.

Megjithatë, ai lubrifikant i bën gomat tuaja të reja pak më të rrëshqitshme se ato të vjetrat, tashmë të përdorura.

Disa prodhues do t’ju furnizojnë me goma që nuk e kanë këtë shtresë lubrifikanti dhe ju mund t’i vozitni ato normalisht sapo t’i montoni. Me të tjerët, duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vozitni më me kujdes për disa qindra kilometra, derisa ai film të hiqet nga goma.

Jini veçanërisht të kujdesshëm kur moti është me shi. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se duhet të vozitësh 20 km/h në një rrugë ku shpejtësia e kufizuar është 80 km/h, por ki kujdes dhe mos e tejkalo shpejtësinë e kufizuar, sidomos në kthesa.

Gjithashtu, kur blini goma të reja, pyesni dyqanin nëse duhet të jeni më të kujdesshëm kur vozitni me atë model gome në fillim.