Inteligjenca artificiale do të prekë 40 përqind të vendeve të punës thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar

15.01.2024

Ekzekutivja e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale me shumë gjasa do të përkeqësojë më tutje pabarazinë. Inteligjenca artificiale do të prekë pothuajse 40 përqind të vendeve të punës në mbarë botën sipas një analize të re publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ekzekutivja e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se […]

Inteligjenca artificiale do të prekë 40 përqind të vendeve të punës thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar Foto: Ilustrim

Ekzekutivja e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale me shumë gjasa do të përkeqësojë më tutje pabarazinë.

Inteligjenca artificiale do të prekë pothuajse 40 përqind të vendeve të punës në mbarë botën sipas një analize të re publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ekzekutivja e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se në shumicën e skenarëve, inteligjenca artificiale me shumë gjasa do të përkeqësojë më tutje pabarazinë.

Ajo shtoi se politikbërist duhet të adresojnë këtë trend shqetësuar për të parandaluar që teknologjia të krijojë tensione sociale.

FMN-ja tha se AI do të prekë një numër të lartë profesionesh, rreth 60 përqind në ekonomitë e avancuara. Në gjysmën e tyre, inteligjenca artificiale do të sjellë përfitime për punonjësit duke rritur produktivitetin e tyre.

Në raste të tjera, inteligjenca artificiale do të ketë aftësinë për të krye detyra kyçe të cilat ekzekutohen aktualisht nga njerëzit. Një gjë e tillë do të ulte kërkesën për punë duke prekur pagat dhe eliminuar vendet e punës.

Ndërkaq FMN-ja projekton se teknologjia do të ndikojë në vetëm 26 përqind të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta.

Raporti mbështet gjetjet e Goldman Sachs, që përllogariste se rreth 300 milionë vende pune me kohë të plotë mund të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale, edhe pse tha se vende të reja do të krijohen.