Google lançon Gemini për planet e biznesit të Google Workspace

22.02.2024

Gemini për Google Workspace është një ribrandim i plotë i produktit të biznesit AI të Google ndërsa kompania përpiqet të sjellë një konsistencë brendi në të gjitha shërbimet he produktet e saj AI.

Google lançon Gemini për planet e biznesit të Google Workspace Foto: Ilustrim

Google lançoi ditën e Mërkure planet e reja Gemini for Workspace për bizneset. Secili prej planeve të Workspace ka një shtesë të re quajtur “Gemini add-on”.

Përmes një postimi në blog kompania shpjegoi ndryshimet ku plani më i lirë fillon nga 6 dollarë në muaj për përdorues dhe Gemini add-on kushton 20 dollarë më shumë duke e dërguar koston në 26 dollarë.

Është një rritje e madhe e çmimit krahasuar me faturën normale të Workspace por Google thotë se Gemini me pakot e biznesit do të ndihmojë përdoruesit të shkruajnë në Docs, Gmail, Sheets apo të gjenerojë imazhe për Slides.

Bëhet fjalë për variantin Ultra 1.0 të Gemini, modeli më i avancuar.

Gemini për Google Workspace është një ribrandim i plotë i produktit të biznesit AI të Google ndërsa kompania përpiqet të sjellë një konsistencë brendi në të gjitha shërbimet he produktet e saj AI.

Ekspansionin e AI në produktet e biznesit Google e nisi me Duet AI që realisht nuk u materializua asnjëherë sepse erdhi Gemini.