Google fillon bllokimin e cookie në shfletuesin Chrome

05.01.2024

Google thotë se po punon për ta bërë internetin më privat. Por nga këndvështrimi i shumë faqeve të internetit, cookies janë një pjesë jetike e shitjes së reklamave nga të cilat varen. Google ka filluar testimin e modifikimeve në mënyrën se si bizneset mund të ndjekin konsumatorët në internet. “Cookies” të palëve të treta janë […]

Google fillon bllokimin e cookie në shfletuesin Chrome Foto: Ilustrim

Google thotë se po punon për ta bërë internetin më privat. Por nga këndvështrimi i shumë faqeve të internetit, cookies janë një pjesë jetike e shitjes së reklamave nga të cilat varen.

Google ka filluar testimin e modifikimeve në mënyrën se si bizneset mund të ndjekin konsumatorët në internet.

“Cookies” të palëve të treta janë skedarë të vegjël që vendosen në pajisjen tuaj për të gjurmuar aktivitetin e shfletimit, për të mbledhur informacione analitike dhe për të personalizuar reklamat në internet. Një përditësim i fundit në shfletuesin Chrome i heq këto cookie.

Fillimisht 1% e të gjithë përdoruesve në mbarë botën, ose afërsisht 30 milion njerëz, do të shohin cookiet të hiqen nga eksperienca e tyre e shfletimit.

Google thotë se këto janë modifikime provë dhe më vonë këtë vit, është planifikuar heqja e plotë e cookie-ve.

Megjithatë, disa reklamues pretendojnë se kjo do ti dëmtojë ata. Shfletuesi i internetit më i përdorur në botë është Google Chrome.

Rivalët me shumë më pak trafik në internet, si Mozilla Firefox dhe Safari i Apple, kanë marrë masa tashmë për të hequr cookiet.

Google thotë se po punon për ta bërë internetin më privat. Por nga këndvështrimi i shumë faqeve të internetit, cookiet janë një pjesë jetike e shitjes së reklamave nga të cilat varen.

Cookiet mund të përdoren për të regjistruar lloje të ndryshme të dhënash rreth përdoruesve, duke përfshirë: çfarë bëni në faqe, ku ndodheni, çfarë pajisje po përdorni, ku shfletoni në internet më së shumti.