Google Bard po vjen dhe përdoruesit e saj duhet të paguajnë

05.01.2024

Google prezantoi për herë të parë Bard Advanced në Dhjetor të 2023 së bashku me një model të ri AI quajtur Gemini si dhe një hyperkompjuter nga Google Cloud. Google Bard Advanced po vjen dhe mund të jetë përpjekja e parë e kompanisë për të tarifuar përdoruesit e një roboti bashkëbisedues AI. Kodi në uebsajtin […]

Google Bard po vjen dhe përdoruesit e saj duhet të paguajnë Foto: Ilustrim

Google prezantoi për herë të parë Bard Advanced në Dhjetor të 2023 së bashku me një model të ri AI quajtur Gemini si dhe një hyperkompjuter nga Google Cloud.

Google Bard Advanced po vjen dhe mund të jetë përpjekja e parë e kompanisë për të tarifuar përdoruesit e një roboti bashkëbisedues AI.

Kodi në uebsajtin e Bard sugjeron se përdoruesit mund të përfitojnë 3 muaj falas të Bard Advanced duke lënë të kuptohet se pas kësaj periudhe përdoruesit duhet të paguajnë.

Përdoruesi Bedros Pamboukian zbuloi kodin duke e postuar në rrjetin social X i cili gjithashtu përmban referenca të Google. Kjo do të thotë se përdoruesit duhet të kenë një abonim Google One për të aksesuar Bard Advanced.

Google prezantoi për herë të parë Bard Advanced në Dhjetor të 2023 së bashku me një model të ri AI quajtur Gemini si dhe një hyperkompjuter nga Google Cloud.

Gemini është model AI më i avancuar i Google dhe ka aftësinë për të kuptuar dhe arsyetuar me veprime të ndryshme shumë më mirë sesa modelet ekzistuese.

Gemini ka tre madhësi: Gemini Ultra, Gemini Pro dhe Gemini Nano. Aktualisht Bard përdor Gemini Pro ndërsa Ultra nuk është ende i disponueshëm por Google ka thënë se do të përdoret për Bard Advanced.

Google aktualisht po teston Bard Advanced me një numër të kufizuar përdoruesish por nuk ka një datë të saktë të debutimit.