Arriti Samsung Galaxy S21 FE 5G kompakt dhe më i lirë

04.01.2022

Tashmë modeli i telefonit Samsung Galaxy S21 FE ka arritur dhe u prezantuar pikërisht ato që pritej më shumë nga kjo pajisje e re për vitin 2022. Ky model Galaxy S21 FE, në pjesën e përparme ka një ekran AMOLED 6.4 inç (2430 x 1080p), kjo me shpejtë rifreskimi 120 Hz, po ashtu në këtë […]

Arriti Samsung Galaxy S21 FE 5G kompakt dhe më i lirë Foto: Ilustrim

Tashmë modeli i telefonit Samsung Galaxy S21 FE ka arritur dhe u prezantuar pikërisht ato që pritej më shumë nga kjo pajisje e re për vitin 2022.

Ky model Galaxy S21 FE, në pjesën e përparme ka një ekran AMOLED 6.4 inç (2430 x 1080p), kjo me shpejtë rifreskimi 120 Hz, po ashtu në këtë pajisje përdoret çipi Snapdragon 888 si dhe ka mbështetje 5G.

Gjithashtu, ky telefon ka gjithsej katër kamera, po ashtu ka një senson 32MP në pjesën e përparme, ndërkaq një kamerë kryesore ka 12MP, 12MP ultra e gjerë si dhe 8MP telefoto e që janë të vendosura në anën e pasme.

Derisa ndalemi tek kamerat e Galaxy S21 FE, ai është i pajisur me një sërë mënyrash për të bërë foto si dhe për video, duke filluar nga modaliteti i natës, që kombinon deri në 14 foto si dhe krijon një me më shumë korniza.

Sa i përket fotografimit, ekziston edhe një opsion me shumë kamera, i cili kombinon kamerat e përparme dhe të pasme në një video.

Vlenë të theksohet se Samsung Galaxy S21 FE është edhe më i hollë e më i lehtë se paraardhësi i tij si dhe ka një trashësi prej 7.9 milimetrash, me peshë 177 gram.

Po ashtu, ai funksionohet nga një bateri me performancë prej 4500 mAh, e për të cilën Samsung ka premtuar se mund ta mbajë telefonin aktiv deri në dy ditë.

Nga data 11 janar Samsung Galaxy S21 FE 5G mund ta gjeni në shitje, kjo me një çmim prej 749 euro për modelin 128GB hapësirë ruajtëse dhe 8GB RAM.

Ndryshe, ky telefon do të jetë i disponueshëm edhe me disa ngjyra, duke filluar nga e bardha, grafit, vjollcë dhe jeshile.