A janë të besueshëm smartfonët Xiaomi?

09.10.2021

Xiaomi është tashmë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve duke i marrë lidershipin Samsung dhe Apple në Qershor të 2021. Edhe pse mund të mos ofrojnë smartfonët më të mirë, Xiaomi ka bërë emër si kompani e cila shet produkte cilësore me çmim të ulëta. Megjithatë së fundi kompania është vënë nën presion […]

A janë të besueshëm smartfonët Xiaomi? Foto: Ilustrim

Xiaomi është tashmë prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve duke i marrë lidershipin Samsung dhe Apple në Qershor të 2021.

Edhe pse mund të mos ofrojnë smartfonët më të mirë, Xiaomi ka bërë emër si kompani e cila shet produkte cilësore me çmim të ulëta.

Megjithatë së fundi kompania është vënë nën presion për praktikat e privatësisë dhe metodat e grumbullimit të të dhënave.

A mund tju besoni të dhënat tuaja? A janë përdoruesit e pajisjeve Xiaomi në rrezik?

Problemi i Xiaomi me grumbullimin e të dhënave: Një historik

Në 2020 Xiaomi u zu duke grumbulluar të dhëna madje edhe në modalitetin Incognito të shfletuesit Mi. Kompania kishte marrë informacion nga kërkimet tek URL-të.

Xiaomi ka mohuar pretendimet por hulumtues sigurie të pavarur arritën të ofronin prova që tregonin anën tjetër të medaljes.

Për të rregulluar imazhin, Xiaomi dërgoi një përditësim ku përdoruesit mund të çaktivizojnë grumbullimin e të dhënave në modalitetin Incognito. Gjithsesi një funksionalitet i tillë nuk duhet të ekzistojë për modalitetin Incognito.

Kompania është akuzuar vazhdimisht për grumbullimin e të dhënave madje edhe atyre që konsiderohen të panevojshme. Në tërësi Xiaomi nuk ka një imazh të mirë në lidhje me privatësinë.

Politikat e privatësisë së Xiaomi: a ka ndryshuar gjë?

Duke qenë se Xiaomi po kërkon të zgjerohet në vendet perëndimore, ata kanë përditësuar politikën e tyre të privatësisë për të ofruar më shumë qartësi. Edhe pse nuk është politika më e mirë, ata janë përmirësuar ndjeshëm.

Jo vetëm që kanë ndryshuar politikat por edhe aplikuar ndryshim në ndërfaqen Android që kompania e quan MIUI duke përfshirë funksionalitet që kanë të bëjnë me privatësinë si:

  • Mundësia për të bllokuar leje të ndryshme për aplikacionet
  • Politikat e privatësisë për aplikacionet e kompanisë
  • Mundësinë për të refuzuar reklamat dhe njoftimet e kompanisë
  • Opsionin për të hequr metadatat nga imazhet në galeri

Funksionalitetet e privatësisë mund të ndryshojnë nga një vend tek tjetri por versioni global MIUI 12.5.5 aktualisht i ofron.

Çfarë duhet të bëni nëse privatësia për ju është e rëndësishme?

Gjëja e parë është të shikoni alternativa të Samsung, Motorola apo Nokia. Në fund çdo gjë varet tek buxheti dhe kërkesat që keni nga një smartfon.

Pajisjet Xiaomi ende nuk kanë lënë gjurmë në tregjet perëndimore, por ofrojnë një katalog të gjerë pajisjesh me çmim dhe specifika joshëse.

Nga kostoja nën 200 dollarë deri në nivele të larta, ata kanë për këdo një zgjidhje. Prodhuesit e tjerë Kinezë si OnePlus, Oppo, Vivo kanë politika të ngjashme privatësie.

Si të mbroni smartfonin tuaj Android?

Android ju jep fleksibilitetin për të përshtatur nivelin e privatësisë dhe sigurisë pavarësisht smartfonit që keni. Edhe me një pajisje Xiaomi ju mund të mbroni privatësinë pa u frikësuar për informacionet që keni në të.

Mjafton të ndiqni këto këshilla të thjeshta:

  • Qëndroni larg aplikacioneve Xiaomi
  • Kontrolloni lejet që u jepni aplikacioneve
  • Refuzoni kërkesat për grumbullim informacioni nga aplikacionet /PCWorld Albanian