LVV
PDK
LDK
AAK

Zjarri shkaktoi 200 mijë euro dëme në pronat e “Agro Kosova-Holding” në Suharekë

18.08.2021

Si pasojë e zjarrit që të martën kishte përfshirë vreshtat e “Agro Kosova-Holding” dëmet konsiderohen rreth 200 mijë euro. Kështu është bërë e ditur nga përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini dhe Lumnije Ajdini të cilët kanë vizituar sot pronarin e kësaj kompanie Haziz Tafaj, shkruan EO. Shahini tha se në bazë […]

Zjarri shkaktoi 200 mijë euro dëme në pronat e “Agro Kosova-Holding” në Suharekë

Si pasojë e zjarrit që të martën kishte përfshirë vreshtat e “Agro Kosova-Holding” dëmet konsiderohen rreth 200 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur nga përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) Agim Shahini dhe Lumnije Ajdini të cilët kanë vizituar sot pronarin e kësaj kompanie Haziz Tafaj, shkruan EO.

Shahini tha se në bazë të vlerësimeve të para dëmet janë deri në 200 mijë euro. Ai u  ka bërë thirrje institucioneve që të jenë më të përgjegjshme dhe të intervenohet me kohë kundrejt zjarreve.

“Me të kuptuar që në Suharekë ka kapluar zjarrin dhe që dëmet janë deri në 200 mijë euro kemi ardhur këtu që të japim mbështetje dhe në anën tjetër t’i bëjmë ftesë institucioneve për fikjen e zjarreve”, tha Shahini.

Ndërsa pronari i “Agro Kosova-Holding” Haziz Tafaj tha se dëmet janë shumë të mëdha ku ka plantacione që janë dëmtuar tërsisht.

“Zjarri që ka ndodhur dje në plantacionet dhe zonën e Bukoshit ku jemi aktualisht ka shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarri ka kapur në tersi, ku këtu jemi në një plantacion prej katër hektarë vreshta që janë dëmtuar tërësisht”.

Etiketat

Ofertat e fundit