Zjarret, dy bagëti të ngordhura dhe hektar me rrush të djegura në Suharekë

17.08.2021

Vatrat e zjarrit që shpërthyen sot pas dite në fushat e disa fshatrave ( Dragaqinë, Sopij, Bukoshë, Savrovë dhe ne Biraqë) kanë shkaktuar dëme në vreshtari ku janë dëmtuar disa hektar me rrush dhe dy bagëti kanë ngordhur. Kështu ka bërë të ditur drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani. […]

Vatrat e zjarrit që shpërthyen sot pas dite në fushat e disa fshatrave ( Dragaqinë, Sopij, Bukoshë, Savrovë dhe ne Biraqë) kanë shkaktuar dëme në vreshtari ku janë dëmtuar disa hektar me rrush dhe dy bagëti kanë ngordhur.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i shërbimeve publike dhe emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Ai i ka lutur qytetarët për kujdes në parandalimin e zjarreve dhe nëse shohin zjarre të marrin pjesë në fikjen e tyre dhe të lajmërojnë zjarrfikësit në nr 112 pa pagesë.